Gjendja humanitare në Rripin e Gazës është përkeqësuar ndjeshëm, sipas OKB-së, dhe konsiderohet “më shumë se katastrofike”.
Mbi një milion palestinezë nuk kanë marrë racione ushqimi që nga gushti, duke bërë që numri i vakteve ditore të bjerë me 35%, nga 700,000 në 450,000.
Shkurtimi i ndihmave është pjesërisht rezultat i urdhrave të shpeshta për evakuim nga ushtria izraelite, që ka mbyllur ose zhvendosur 70 nga 130 kuzhina.
Përveç kësaj, rrugët e dëmtuara dhe kufizimet në akses po pengojnë furnizimet ushqimore.
Përfaqësuesit ndërkombëtar të mediave ende nuk kanë leje të raportojnë nga Gaza.