Diplomati 55-vjeçar Andrei Malanin është gjetur i vdekur në apartamentin e tij, në një ndërtesë në bulevardin Irodu Attiku që ndodhet në qendër të Athinës.
Një nënpunës i lartë me detyrë në Ambasadën e Rusisë në Athinë është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas mediave greke, mësohet se diplomati 55-vjeçar Andrei Malanin si rezultat i kërkimeve nga punonjësit e ambasadës pasi nuk kishin informacione për të që nga dita e hënë, është gjetur i vdekur në apartamentin e tij, në një ndërtesë në bulevardin Irodu Attiku që ndodhet në qendër të Athinës.
Ndër të tjera bëhet e ditur se drejtoria e policisë të Athinës ka nisur një hetim në lidhje me përcaktimin e shkakut të vdekjes së diplomatit rus.