Gjendet trupi i pajetë i një gruaje në një nga rrugët e Gostivarit.
Siç raporton policia, gruaja është gjetur nga një kalimtar i rastit në një cep të rrugës “Ivo Lola Ribar”.
Në vendngjarje ka shkuar prokurori publik, dhe po punohet në zbardhjen e plotë të rastit.
Informacionet e para për rastin janë se vdekja ka ndodhur për shkak të dhunës.
Ndërkaq nuk dihet identiteti i të ndjerës.
Informacione më të sakta priten pas përfundimit të ekspertizës nga ana e prokurorit publik.