Faqja e parë e gazetës britanike “The Daily Mirror” e datës 20 Prill 1912, që lajmëronte tragjedinë e mbytjes së anijes Titanik, është gjendur pas 112 vjetësh në një garderobë në Angli.
Kryefaqja nis me titullin “Një nga mijëra tragjeditë që e bëri fundosjen e Titanikut më të tmerrshmen në historinë botërore” e shoqëruar me foton e dy grave që presin listën e të mbijetuarve në Southampton, portin ku anija nisi lundrimin më 10 Prill 1912.
Ndërsa në faqjen e dytë zbulohen imazhet e anëtarëve të bordit, dhe detajet e aksdientit tragjik që mori jetën e mbi 1500 personave. Në këtë gazetë shekullore shkruhej se nga 903 anëtarë ekuipazhi vetëm 210 kanë mbijetuar.
Dhe se në anijen që u godit nga një ajsberg nuk kishte mjaftueshëm varka shpëtimi për 2220 personat që ndodhesh në të.
Gazeta u gjet në një dollap gjatë pastrimit të shtëpisë ku është mbajtur për më shumë se një shekull.