Gjendet pa shenja jete një person në Skenderaj

Dje është gjetur një mashkull kosovar pa shenja jete në fshatin Izbicë të Skenderajt.

Sipas policisë, viktima u gjet nga familjarët e tij, shkruan Indeksonline.

Viktima ishte dërguar në Shtëpinë e Shëndetit ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion.