Një qytet i humbur i Majas është gjetur aksidentalisht, në xhunglën meksikane.
Arkeologët, teksa po eksploronin, gjetën piramida, fusha sportive, e shumë gjurmë të tjera që dëshmojnë shenja të qytetërimit, transmeton IndeksOnline.
Qyteti u emërua “Valeriana” dhe u gjet përmes një teknologjie me laser, e cila harton strukturat që gjendën nën shtresën e dheut.
Sipas arkeologëve, ky mund të ishte qyteti i dytë më i madh në Maja, të cilët dyshojnë se ndryshimet klimatike mund të kenë qenë arsyet që çuan në shkatërrimin e tij.
Qyteti i humbur u gjet në afërsi të qytetit të parë që dëshmon jetesën e asaj kohe.