Një person është gjetur pa shenja jete në Prishtinës, saktësisht tek rruga “Garibaldi”.
Këtë e ka konfirmuar për lajmi.net zëdhënësja e Policisë Flora Ahmeti.
Dyshohet se i njëjti ka kryer vetëvrasje.“Rreth orës 09:30 kemi pranuar informatën për një person pa shenja jete në një objekt në rrugën ”Garibaldi” në Prishtinë. Menjëherë njësia policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendngjarje, ku nga ekipi mjekësor është konfirmuar se personi (mashkull) është pa shenja jete.
Aktualisht hetuesit policor në koordinim me prokurorinë kanë nisur hetimin për rrethanat qe karakterizojnë ngjarjen”, ka thënë Ahmeti.Në vendin e ngjarjes kanë dal familjarët e tij dhe Instituti i Mjekësisë Ligjore.