Ballina Lajmet Kosovë Gjendet një mjet shpërthyes në Gjakovë, intervenon FSK-ja

Gjendet një mjet shpërthyes në Gjakovë, intervenon FSK-ja

Në fshatin Smolicë të Gjakovës është gjetur një mjet i dyshimtë shpërthyes.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 10:37.

Disa banorë të fshatit kanë raportuar në polici se mjetin shpërthyes e kanë hasur në fushë.

Policia, bashkë me njësitin deminues të FSK-së, i janë përgjigjur rastit duke rrethuar zonën.

Bëhet e ditur se tërheqja e mjetit është bërë në mënyrë të sigurt dhe pa incidente./

Exit mobile version