Arban Hisari është gjetur i vdekur në lumin Drini i Bardhë, në afërsi të urës së fshatit Rugovë në Gjakovë.
26-vjeçari nga Prizreni po kërkohej nga Policia e Kosovës që nga dhjetori.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyçi, për teve1.info tha se pas kontrollimit të viktimës, në rrobat e viktimës janë gjetur dokumentacionet personale, si dhe rrobat me të cilat familja e kishte raportuar të zhdukur.
“Me të marr këtë informacion, hetuesit nga Sektori Rajonal i Hetimeve në Prizren dhe zyrtar nga Drejtoria Rajonale e Policisë së Gjakovës kane dal në vend ngjarje, ku kane vërejtur një trup të pa jetë.
Pas kontrollimit të viktimës nga njësit përkatëse, në rrobat e viktimës janë gjetur dokumentacion personal në emër të Arban HISARI, DL.05.06.1998 si dhe rrobat të cilat i kishte viktima, ishin të njëjtat sikur në ditën kur është raportuar i zhdukur nga familjaret, andaj besohet se trupi i pa jete është i viktimës së lartcekur.
Për rastin është informuar edhe prokurori i shtetit”, tha Bytyçi.