Gjendet i vdekur në afërsi të Hanit të Elezit, burri i zhdukur nga Vitia

Në afërsi të Hanit të Elezit është gjetur pa shenja jete Heset Rrahmani që ishte zhdukur që nga 14 janari.

Jozyrtarisht mësohet se viktima është aksidentuar, njofton Klan Kosova.

Të gjitha njësitë relevante janë në vendin e ngjarjes teksa ende nuk ka asgjë zyrtare.

Kujtojmë se Rrahmani sipas familjarëve kishte edhe nënshtetësinë e Maqedonisë së Veriut dhe se me 14 janar rreth orës 14:00, kishte shkuar për vizitë tek një kushëri në Shkup nga pika kufitare në Hanin e Elezit.