Një person është gjetur i mbytur mëngjesin e sotëm në liqenin e Pogradecit.
Trupi i pajetë është gjetur rreth orës 08:45 të kësaj të hëne, në breg të liqenit.
Më konkretisht në afërsi të fshatit Pojskë-Pogradec, është konstatuar trupi i pajetë i një burri rreth 55-60 vjeç, i cili dyshohet të jetë mbytur në liqen.
Trupi i pajetë u dërgua në morg, ndërkohë që po kryhen veprimet e rastit.
Lidhur me këtë rast u ngrit grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e rastit.
Sakaq po punohet për identifikimin e kufomës si dhe për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.