Policia Kufitare e Durrësit ka gjetur trupin e 18-vjeçares I.H, e cila u mbyt në plazhin e Durrësit, në zonën e njohur si ‘Shkëmbi i Kavajës’.
Trupi i vajzës është gjetur pas disa orësh kërkime nga Policia Kufitare e Durrësit.
Sipas të dhënave policore, trupi i 18-vjeçares I.H është gjetur pranë trupit të kushërirës së saj 4-vjeçare E.B, raporton BW.
Kërkimet për gjetjen e trupit nga policia filluan që në orën 19:00, duke bërë kontrolle nga deti dhe nga ajri.
Zhdukja e dy kushërirave u denoncua në polici nga gjyshi i tyre.
Policia pas kërkimeve gjeti trupin e 4-vjeçare, ndërkohë që pati vështirësi për shkak të errësirës për të gjetur trupin e vajzës tjetër.