Ballina Uncategorized Gjendet e vdekur një grua në banjon e një shtëpie në Fushë-Kosovë

Gjendet e vdekur një grua në banjon e një shtëpie në Fushë-Kosovë

Policia e Kosovës ka nisur hetimet për vdekjen e një gruaje në Fushë-Kosovë.

Dyshohet se viktima është gjetur e vdekur në banjon e një shtëpie.

“Raportohet se viktima femër/kosovare është gjetur pa shenja jete në banjën e një shtëpie. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet përkatëse policore”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.

Ndërkaq, policia ka bërë të ditur se viktima nuk ka shenja të dhunës në trupin e saj.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë thuhet se është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.

Exit mobile version