Një vajzë dy vjeçe është gjetur e vdekur nga familjarët e saj në banesën që ndodhet në rrugën “Petro Nini Luarasi” në Tiranë.
Policia bën me dije fëmija është gjendur pa shenja dhune, ç`ka shton dyshimet se vogëlushja ka gjetur vdekjen për shkaqe natyrale.
Mësohet se foshnja po flinte në krevatin e saj, kur prindërit e kanë gjetur pa shenja jete, ku pavarësisht tentativave për ta përmendur kanë konstatuar vdekjen e saj.
Lidhur me rastin, materialet do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vdekjen natyrale.