Gjendet aeroplani në të cilin ishte Emiliano Sala

Babai i Emiliano Sala ka folur për ankthin dhe mosbesimin e tij pas rrëzimit të avionit që mbante futbollistin e humbur të Cardiff City, e që u zbulua në Kanalin Anglez. Duke folur nga Argjentina, Horacio Sala tha se ishte “i dëshpëruar” pasi një operacion kërkimi i financuar privatisht e gjeti aeroplanin në ujërat në veri të Guernsey të dielën. “Nuk mund ta besoj. Kjo është një ëndërr. Një ëndërr e keqe. Unë jam i dëshpëruar “, tha Sala për transmetuesin lokal Cronica TV, përcjell lajmi.net. “Kam komunikuar me ta çdo ditë, por meqë nuk kam WhatsApp, është e vështirë t’i telefonosh ose të më telefonon. “Ata më thanë se ditët kaluan dhe nuk kishte lajme për Emilianin apo avionin”, ka shtuar më tej babai i Emilianos. Operacioni i financuar privatisht në emër të familjes Sala u mundësua pas një fushate, ku u mblodhën më shumë se 300,000 mijë euro.