Gjenden trupat e pajetë të 64 emigrantëve në kamion

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Mozambik, ku janë gjetur trupat e pajetë të 64 personave në një kontejner që ishte ngarkuar mbi një kamion.

Zyrtarët e emigracionit në Mozambik bënë me dije se kamioni kishte hyrë në vend nga Malawi dhe mendohet se viktimat, janë etiopianë dhe kanë humbur jetën si pasojë e asfiksisë.

Megjithatë, fatmirsisht gjatë kontrollit u gjetën dhe 14 persona të gjallë.

Kamioni u ndalua në një rrugë që përdoret gjerësisht për trafikimin e njerëzve në drejtim të Afrikës së Jugut./Opinion.al