Ballina Lajmet Kosovë Gjenden tri mina dhe dy bomba dore të pashpërthyera në Shtërpcë

Gjenden tri mina dhe dy bomba dore të pashpërthyera në Shtërpcë

Një person në Drejkovc të Shtërpcës, ka raportuar të martën në policinë e Kosovës, se ka hasur në tre mina dhe dy bomba dore.

Në raportin 24-orësh bëhet e ditur, se pas sigurimit të vendit të ngjarjes nga njësiti policor, mjetet e pashpërthyera janë tërhequr nga njësiti për deminim i polisisë.

“Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se ka hasur në mjete të dyshuara (tre mina dhe dy bomba dore). Njësiti policor ka siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa njësiti për deminim i PK-së ka tërhequr mjetet e dyshuara”, bëhet e ditur në raport.

Exit mobile version