Gjenden dy granata dore skaj një rruge në Suharekë

Një incident ka ndodhur në Suharekë, ku një dëshmitar ka raportuar praninë e një mjeti të dyshuar shpërthyes, një granatë dore skaj rrugës kryesore.

Pas njoftimit, njësiti policor ka arritur në vendin e ngjarjes dhe ka siguruar zonën për të parandaluar rreziqet.

Njësiti EOD për deminim i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) ka ndërhyrë dhe, gjatë kontrollit, ka gjetur edhe një granatë tjetër dore.

Të dy granatat janë asgjësuar në mënyrë të sigurt nga specialistët e EOD-së.

“Suharekë / 13.10.2024 – 10:47. Është raportuar se dëshmitari mashkull kosovar skaj rrugës kryesore kishte vërejtur një mjet të dyshuar shpërthyes- granatë dore. Njësiti policor ka bërë sigurimin e mjetit, ndërsa njësiti EOD për deminim i FSK-së kanë dal në vendin e ngjarjes dhe gjatë kontrollit kanë gjetur edhe një granatë dore dhe të njëjtit kanë bërë asgjësimin e tyre.” – thuhet në raport.