Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Gjenden dokumente sekrete të cilat gruaja e kancelarit gjerman i hodhi në...

Gjenden dokumente sekrete të cilat gruaja e kancelarit gjerman i hodhi në kosh plehrash

Në mesin e tyre kishte dokumente të klasifikuara ku shkruhej “private-vetëm për përdorim zyrtar”, të cilat kishin të bënin me karakteristikat e krerëve të vendeve të G7 dhe bashkëshortëve të tyre

Gruaja kancelarit gjerman Olaf Scholz, Britta Ernest ka hedhur në koshin e plehrave dokumente të klasifikuara, të cilat u gjetën nga fqinjët e çiftit Scholz, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministrja e Arsimit të shtetit federal Brandenburg, Britta Ernst ka hedhur disa drafte dhe letra të bashkëshortit të saj dhe kancelarit gjerman Scholz, njoftoi “Der Spiegel”.

Në mesin e tyre kishte dokumente të klasifikuara ku shkruhej “vetëm për përdorim privat-zyrtar”, të cilat kishin të bënin me karakteristikat e krerëve të vendeve të G7 dhe bashkëshortëve të tyre

Dokumentet që kishte hedhur në koshin e plehrave Ernst u gjetën nga fqinjët e tyre.

Me që këto dokumente Ministria e Jashtme i kishte kategorizuar si konfidenciale “private-vetëm për përdorim zyrtar”, Ernst nuk ka pasur të drejtë t’i hedh të njëjtat pa asgjësim adekuat.

Në Gjermani, ku dokumentet e klasifikuara u nënshtrohen rregullave të rrepta, dokumentet e nënvizuara “për përdorim zyrtar” duhet të asgjësohen ashtu që përmbajtja e tyre të bëhet e padukshme dhe e pakthyeshme.

Krerët e vendeve të G7, të përbërë nga SHBA-ja, Gjermania, Britania e Madhe, Kanadaja, Franca, Italia dhe Japonia, u mblodhën më 26-28 qershor në margjinat e samitit të G7, që u mbajt në pallatin Elmau në Gjermani. /aa

Exit mobile version