Gjenden 13.5 ton ar dhe 20 miliardë dollarë në bodrumin e ish-kryebashkiakut të Pekinit

Në bodrumin e shtëpisë së ish-kryebashkiaku të Pekinit  Zhang Qi, janë gjetur 13.5 ton ar dhe 20 miliardë dollarë.

Sipas “The Sun”, ai dyshohet se ka në pronësi edhe banesa luksoze dhe do të përballet me dënimin me vdekje nëse shpallet fajtor për krime ekonomike.

58- vjeçari ishte sekretari i Komitetit të Partisë Komuniste të Haikou, kryeqyteti krahinor i Hainan me një popullsi rreth nëntë milionë njerëz dhe po hetohej nga Komisioni Kombëtar i Mbikëqyrjes.

Ndërkohë, udhëheqësi i Kinës Xi Jinping po godet korrupsionin dhe më shumë se 10,000 njerëz janë paditur për korrupsion qëkur ai mori detyrën në vitin 2012.

Sipas raporteve, të paktën 120 persona me pozitë në Kinë janë zbuluar në hetime të ngjashme, përfshirë oficerë ushtarakë dhe ekzekutues të lartë.