Gjellë me patëllxhanë

Përbërësit

  • 2 lugë vaj vegjetal
  • 1 lugë gjalpë
  • 10 domate te vogla
  • 3 patëllxhana
  • 2 gota bollgur
  • 4 gota ujë
  • Kripë

Hapat

Patëllxhanat i premë në copa të vogla dhe i fërgojmë në tenxhere derisa ti skuqim.

Bollgurin e vendosim në një enë, përmbi ia hedhim ujin e vakët dhe mbuloni me një kapak, e lëni derisa të fryhet.

Bollgurit të fryer ia hedhim domatet e vogla, kripën dhe përziejmë gjellën.

Pastaj ia shtojmë patëllxhanat dhe e vazhdojmë fërgimin në zjarr mesatar.

Ju bëftë mirë!