Gjellë me kungulleshë

Përbërësit

  • 1 kungullesh
  • 2 qepë
  • 2 speca
  • 1 lugë biber i kuq
  • ½ gotë çaji vaj vegjetal
  • 1 luge çaji kripë
  • 1 lugë çaji biber i zi

Hapat

Të gjithë perimet pastroni, qepën, specat, preni në copa të imta ndërsa kungulleshat i lëni pak më të mëdhaja.

Në tenxhere e vendosni qepën, specat dhe i fërgoni rreth 3-4 minuta.

Pastaj ia shtoni kungulleshat, erëzat, e mbyllëni tenxherën me kapak dhe në temperaturë mesatare e lëni në zierje rreth 30 minuta.