Përbërësit për 4 persona: 2 patellxhanë disi të mëdhenj ose tre mesatarë, një qepë e thatë e prerë në copa të vogla, 5 thelpinj hudhër të prerë trashë, një domate e madhe e pjekur mirë ( ose 3 lugë gjelle salcë e lëngët domatesh), 10 – 15 kokrra domate të vogla, një lugë gjelle plot me rrush të thatë të njomur në ujë për 10-15 minuta, 3 lugë gjelle stika pishe të pjekura pak në tigan dhe kini kujdes se digjen shpejt, kripë, vaj ulliri, spec djegës, një tufë e vogël majdanoz dhe disa gjethe borziloku të prera imët, një majë luge çaji me kanellë, një lugë e vogël sheqer dhe dy lugë gjelle uthull.
Përgatitja: Presim në kubikë patëllxhanët, ju hedhim kripë, dy-tre lugë gjelle vaj ulliri dhe i vendosim të piqen për 15-20 minuta në 200 gradë. Ndërkohë që patëllxhanët piqen, skuqim qepën me vaj ulliri dhe pak kripë për rreth 10 minuta. Shtojmë domaten e prerë në copëza dhe hudhrën. Pas 10 minutash shtojmë dhe domatet e vogla të ndara më 4-sh. Presim të zbuten domatet. Shtojmë sheqerin, specin djegës, kanellën, rrushin e thatë. Dhe në fund shtojmë dhe patëllxhanët e pjekur. I lemë të ziejnë dhe disa minuta, duke shtuar gjysmë gotë ujë nëse na duket e thatë gjella. Në fund shtojmë stikat e pishës, uthullën dhe majdanozin e borzilokun. Thonë që të nesërmen shijon më mirë, po të keni durim të prisni. Mund të shërbehet dhe mbi feta buke të thekur si brusketa.