Ballina Lajmet GJEDNJ refuzon kërkesën e opozitës turke lidhur me referendumin

GJEDNJ refuzon kërkesën e opozitës turke lidhur me referendumin

Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut (GJEDNJ) refuzoi kërkesën e Partisë opozitare turke Republikane Popullore (CHP) lidhur me referendumin për ndryshimet kushtetuese në Turqi të mbajtura në prill të këtij viti, raporton Anadolu Agency (AA).

Partia Republikane Popullore (CHP) ankesën në GJEDNJ lidhur me referendumin e parashtroi më 4 korrik. Sipas njoftimit të GJEDNJ-së, CHP pohonte se referendum është mbajtur nën kushte të papërshtatshme dhe jodemokratike.

“Referendumet, për dallim nga zgjedhjet, nuk mbahen në interval të arsyeshëm për shkak të faktit se në shumicën e rasteve, nëse jo në të gjithat, ato paraqesin sistem të vërtetimit të mendimit të popullit mbi një çështje që nuk është subjekt përsëritje, siç është referendumi për Kushtetutën në këtë rast”, thonë nga GJEDNJ.

“E dyta, që është më me rëndësi, referendumet zakonisht nuk organizohen si mjet i zgjedhjeve të qytetarëve për kompetenca të caktuara, me fjalë tjera si zgjedhje të cilat trupit votues i japin mundësinë që të zgjedh trupa ligjvënëse. Në këtë rast, ndonëse referendumi për Kushtetutën solli shumë ndryshime të rëndësishme kushtetuese, qyterarët e Turqisë në mënyrë evidente nuk zgjodhën cilindo qoftë person të caktuar ose më shumë persona për pozitë legjislative ose vend pune”, thonë nga GJEDNJ.

Reformat të cilat u miratuan në muajin prill zgjeruan pushtetin ekzekutiv të presidentit turk, ndërsa presidentit i lejohet që të mbajë lidhjet me partinë politike.

Ndryshimi tjetër i madh përfshin uljen e moshës për marrjen e mandatit të deputetit nga 25 në 18 vjeç, rritjen e numrit të deputetëve në Parlament nga 550 në 600, mbylljen e gjykatave ushtarake dhe mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale në të njëjtën ditë çdo pesë vite.

Zgjedhjet e njëkohshme parlamentare dhe presidenciale për mandatin pesë vjeçar në pajtim me Kushtetutën e re do të mbahen në nëntor të vitit 2019.

Exit mobile version