Gjatë vitit 2019 janë regjistruar 1 mijë e 586 raste të reja të kancerit në Kosovë, 3% më i lartë se viti i kaluar, dominon kanceri i gjirit.
Kështu u tha në raportin e prezantuar nga Klinika e Onkologjisë dhe Shoqatës se Onkologëve të Kosovës (ShOK) në shënimin 4 Shkurtit– Ditës Botërore Kundër Kancerit, raporton Ekonomia Online.
Drejtori i Onkologjisë, Ilir Kurtishi, deklaroi se sot po shënojnë edhe 2 vjetorin e hapjes së repartit për përfundimin e mjekimeve të tumorit.
“Sot është dita botërore e Kancerit. 2 vjetorin e hapjes së repartit për kryerjen e mjekimit. Ka pasur sfida të shumta, shpresoj që këtë vit të organizohemi më mirë dhe t’i tejkalojmë më lehtë”, tha ai.
Kurtishi ka paraqitur në mënyrë tabelare rastet e tumorit, siç tha ai se dominon kanceri i gjirit, më pas ai i mushkërive.
“30-35 gra në muaj me kancer gjiri. Brenda vitit 300 raste të reja. Kanceri i mushkërive është të meshkujt më së shumti dhe mosha e prekur mbi 50 vjeç. 14% raste të mushkërive. 22% gastrointestinal. 24% gjiri. 25% urigjenitale/gjinekologjik. 15% kokë-qafë. Numri i rasteve të kancerit më u ulët se në rajon.
“Gjithsej 217,143 shërbime kimioterapi gjatë vitit 2019. Radioterapia gjatë vitit 2019 shërbimet kanë rënë 2900 raste. 500 shërbime psikologjike brenda një vitit.
“Revidimini listës esenciale për here të parë në Kosovë janë futur dy barnat për tumorin e lëkurës. Do të rrisim stafin dhe kemi shërbime të mira do të bëhet rritja e cilësisë së tyre. Bashkëpunimi me organizata të jashtme për donacione. Avancimi dhe zgjerimi e reparteve”
Kryetari i Shoqatës se Oftamologëve, Arben Bislimi, deklaroi se 1/3 e sëmundjes se kancerit mund të parandalohet nëse trajtohet më herët.
“9.6 milionë njerëz vdesin nga kanceri në botë. 1/3 e kësaj sëmundje mund të parandalohet me trajtimin e hershëm. Do ju ofrojmë asistencën tonë sepse bashk mund të ia dalim”, u shpreh ai.
Nafije Latifi themeluesja e shoqatës “Jeta Vita”, njëherit edhe pacientja që i mbijetoj kancerit rrëfej situatën në të cilën gjendet një pacient me këtë sëmundje.
“Edi se në çfarë situate kalon një pacient. Synimi jonë ka qenë që me vëtdijesua gratë. Është mirë të paraqiten te mjeku. Paraqitja e hershme është lehtësimin e trajtim. Nëse realizohen synimet e Onkologjisë atëherë pacientët do të jenë të kënaqur me trajtimin”, ka thënë ajo.
Klinika e Onkologjisë kryen mjekimin e tumoreve solide adulte (nga mosha 16 vjeqare) me medikamente dhe me rreze.