Gjatë vitit 2016 si pasojë e dhunës në Irak kanë humbur jetën të paktën 6.878 civilë, njoftoi të martën Organizata e Kombeve të Bashkuara.
Misioni i OKB-së për ndihmë të Irakut, (UNAMI) tha se shifrat e paraqitura duhet të merren si “minimumi absolut”, pasi nuk kanë qenë në mundësi të konfirmojnë numrin e civilëve të vrarë në zonat e konfliktit, por as të atyre që kanë vdekur si pasojë e “efektit sekondar të dhunës i cili shoqërohet me elementet e mungesës së ujit, ushqimit medikamenteve dhe përkujdesit mjekësor”.
Siç thuhet, vitin e kaluar janë plagosur të paktën 12.388 civilë për të shtuar se këto të dhëna nuk përfshijnë viktimat në provincën perëndimore Anbar që pësuan gjatë majit, qershorit, korrikur dhe dhjetorit.