Gjatë tubimit elektoral banori “përlahet” me kandidatin për kryetar

Mbrëmjen e së martës në fshatin Vërshec të Suharekës, një banorë i këtij fshati është zënë me njërin prej kandidatëve për kryetar të komunës.

Policia e Kosovës njofton se deri te zënka ka ardhur gjatë diskutimit lidhur me një burim të ujit në fshat.

“Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, është arrestuar një i dyshuar i cili pas intervistimit, me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë./Mesazhi/