Gjatë sulmeve ajrore të koalicionit në Siri vriten 20 terroristë të DEASH-it

ANKARA (AA) – Gjithsej 20 terroristë të DEASH-it kanë mbetur të vrarë gjatë 11 sulmeve ajrore të kryera nga koalicioni i drejtuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Sirinë veriore, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë të shkruar për AA, një burim nga ushtria turke tha se sulmet kishin në shënjestër 88 objektiva të DEASH-it në qarkun e Halepit, disa prej të cilave vetëm gjashtë kilometra nga kufiri me Turqinë.

Sipas burimit të lartpërmendur avionët turq kanë shkatërruar disa pozicione të DEASH-it bashkë me një qendër komanduese.

Në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën dy ushtarë të opozitës siriane, ndërkohë që janë çliruar 150 lagje të rajonit të Halepit.

E marta shënon ditën e 56-të të fillimit të operacionit “Mburoja e Eufratit” i cili nisi më 24 gusht me qëllim që të forcojë sigurinë kufitare dhe të asgjësojë kërcënimet nga organizatat terroriste, në veçanti nga DEASH-i.