Gjatë këtij viti 345 mijë refugjatë kanë kaluar përmes Mesdheut në Evropë

Organizata Ndërkombëtare për Migrimin (IOM) ka deklaruar se që nga fillimi i këtij viti deri më tani, 345.676 refugjatë kanë kaluar përmes Detit Mesdhe drejt Europës, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë për mediat në zyrën e OKB-s në Gjenevë, zëdhënësi i IOM, Joel Millman, tha se deri më 23 nëntor 4.663 refugjatë kanë humbur jetën në mesdhe, ndërkohë në të njëjtën periudhë të një viti më parë kjo shifër sipas Millmna është 3.574.

Millman në vijim të fjalës së tij ka shtuar se gjatë vitit 2016 345.676 refugjatë kanë ardhur në drejtim të Europës përmes Detit Mesdhe. Ai ka shtuar se 171.463 prej tyre kanë arritur në Greqi, ndërsa 168.579 të tjerë në Itali.

Zëdhënësi ka thënë se 1.300 refugjatët e shpëtuar ditën e djeshme në Itali nuk janë pjesë e këtij numri.