Gjatë janarit, 10 persona humbën jetën në aksidente trafiku

Aksidentet e trafikut janë shpeshtuar kohëve të fundit, e kjo si rezultat i mos zbatimit të rregullave të komunikacionit.

Një gjë të tillë e tregojnë edhe të dhënat e fundit nga Policia e Kosovës, ku thuhet se brenda një muaji 10 persona kanë humbur jetën si pasojë e aksidenteve të trafikut.

“Gjatë muajit janar 2021 në Republikën e Kosovës kanë humbur jetën 10 persona në aksidente të trafikut! Gjatë muajit janar 2021 në aksidente të trafikut kanë humbur jetën 4 shoferë, 3 pasagjerë dhe 3 këmbësorë”, thuhet në njoftimin për media.

Policia u ka bërë thirrje vozitësve që të kenë kujdes dhe të mos shpejtojnë.