Gjatë gushtit u konfiskuan 71 armë në ahengje e u arrestuan 70 persona

Gjatë muajit gusht, Policia e Kosovës në lidhje me incidentet dhe të shtënat me armë në ahengje ka pranuar 74 raportime nga qytetarët e ka hapur 121 raste.

Sipas MPB-së, gjatë gushtit, policia në lidhje me incidentet dhe të shtënat e armëve në ahengje ka konfiskuar 71 armë, 824 municione, ka arrestuar 70 persona dhe tre të tjerë janë lënduar.
Më tej, Ministria u bëri thirrje qytetarëve që t’i lajmërojnë në polici rastet e gjuajtjes me armë nëpër ahengje familjare.

“Bashkëpunimi është thelbësor në parandalimin e tragjedive që mund të shkaktohen nga gjuajtjet me armë zjarri.
Raportoni për festime të lumtura e të sigurta:
* TEL: 192
* [email protected]
* Aplikacioni “Lajmero Policine”
* Në stacionin më të afërt
Festo me zemër, jo me armë!
Le të kujtohet festa, jo tragjedia!”