Gjashtë oficerë të FSK-së, diplomojnë në Kolegjin e Mbrojtjes dhe Sigurisë në Shqipëri

6 oficerë të Forcës së Sigurisë së Kosovës e kanë përmbyllur me sukses shkollimin në Akademinë e Mbrojtjes pranë Kolegjit të Mbrojtjes dhe Sigurisë në Kursin Themelor të Oficerit të Shtabit (KTHOSH), në Republikën e Shqipërisë.

Sipas FSK-së ky kurs që është në kuadër të bashkëpunimit me Shqipërinë i përgatit oficerët e shtabit të batalionit, dhënien e njohurive në nivelin e brigadës, ku përgatit oficerët në procesin e vendimmarrjes dhe menaxhimin me trupat.

“Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë mbështesin në vazhdimësi ngritjen profesionale të personelit ushtarak të FSK-së, në forcimin e sigurisë dhe mbrojtjes globale”, thuhet në njoftimin e FSK-së në Facebook.