Sot, do të mësohen edhe tri kombëtaret e fundit që do të paraqiten në Kampionatin Evropian që këtë verë mbahet në Gjermani.
Gjashtë kombëtare synojnë tri biletat e fundit për “Euro 2024” në finalet e plejofit të Ligës A, B dhe C.
Finalja e parë e ditës së sotme është ajo e Ligës C, në të cilën do të përballen Gjeorgjia dhe Greqia prej orës 18:00. Edhe pse ndeshja luhet në Tbilisi, Greqia vlerësohet favorite përball Gjeorgjisë.
Si Greqia ashtu edhe Gjeorgjia nuk patën punë të vështirë në gjysmëfinale, pasi eliminuan Kazakistanin përkatësisht Luksemburgun. Greqia triumfoi 5:0 kurse Gjeorgjia 2:0 në ndeshjet e luajtura të enjten e shkuar.
Fituesi i duelit mes Gjeorgjisë dhe Greqisë do të jetë pjesë e Grupit F në “Euro 2024”, pjesë e të cilit t6ashmë janë Turqia, Portugalia dhe Çekia. Ndërkohë, në orën 20:45 luhen dy finalet tjera. Në finale e plejofit të Ligës A, do të përballen Uellsi me Poloninë, në ndeshjen që luhet në Cardiff.
Të dyja kombëtaret i fituan thellë ndeshjet gjysmëfinale dhe finalja mes tyre pritet të jetë interesante dhe e fortë. Polonia e eliminoi Estoninë që e mposhti 5:1, ndërsa Uellsi triumfoi 5:1 ndaj Finlandës.
Fituesi i finales do të jetë pjesë e Grupit E në Evropian, të cilin e përbëjnë Holanda, Austria e Franca.
Ndërkohë, në finalen e Ligës B, Ukraina luan me Islandën për një vendin në Grupin E të Evropianit, ku bëjnë pjesë Belgjika, Sllovakia e Rumania. Ukraina në gjysmëfinale e eliminoi Bosnjë e Hercegovinën kurse Islanda ishte më e mirë se Izraeli.