Gjashtë autoambulancat e para nga Turqia arrijnë në Shqipëri

Kanë arritur gjashtë autoambulancat e para nga Turqia në Shqipëri, si pjesë e grantit që qeveria turke ka akorduar për Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcat të Armatosura.

“Në Komandën Mbështetëse brenda pak javësh, do mbërrijnë edhe me qindra uniforma, cadra e pajime që do të modernizojnë operacionet për emergjencat civile, të gjitha të brenduara për herë të parë me logon e Forcave të Armatosura dhe Emergjencave Civile”.

“Mirënjohje Turqisë për ndihmën e pakursyer edhe në ditët tona më të vështira” ka shkruar ministrja e Mbrojtjes së Shqipërisë, Olta Xhaçka, transmeton Klan Kosova.