Banorët e zonës Chandlers Ford janë ndier të tmerruar kur panë se një gjarpër piton 5.5 metra i gjatë po tentonte të futej në një shtëpi në lagjen e tyre.
Pitoni Burmese ishte arratisur nga një banesë në atë zonë dhe më vonë u gjet teksa po tentonte të hynte brenda dritares që ndodhej poshtë çatisë në një shtëpi në Hampshfire.
Gjarpri gjigand shkaktoi panik te banorët e zonës deri sa dikush e njohu dhe e ktheu pitonin te pronarët e tij.
Një nga banoret e lagjes tha se e pa gjarprin e verdhë gjigand në çatinë e fqinjës së saj, por nuk e kuptoi se çfarë ishte deri kur ai tentoi të rrëshqiste brenda dritares. Më pas ajo pa se u përpoqën ta rrëzonin dhe se ai ra mbi makinë.
Sipas BBC, të gjithë kalimtarët ishin të shokuar kur e panë në rrugë gjarprin gjigand.
“Kalimtarët i ngulën sytë dhe nuk po e besonin atë që po shikonin”.
Pak çaste pas rrëzimit të pitonit ishte një prej fqinjeve, Linda Elmer, ajo e cila e mori gjarprin dhe filloi të kërkonte pronarët e tij.
“E mora, askush nuk donte të ndihmonte. Ishte e vështirë sepse është një gjarpër shumë i madh, mezi ia dola ta mbaj rreth vetës pitonin 5.5 metra të gjatë dhe të trokisja në derën e pronarit të tyre. Është një Brumese i bukur dhe shumë i ëmbël. Ata nuk janë gjarpërinjë agresiv. Unë kam një gjarpër vetë ndaj e kisha të lehtë të kujdesesha për të”, tha ajo.