Një pellg i tharë ku duken gropa të gërmuara nga peshqit, një ndërtesë në mes të një fushe me bimë të verdha dhe një merimangë ujk që mbron të vegjlit e saj janë disa prej imazheve që kanë mahnitur gjyqarët e Nature Conservancy’s 2023 Global Photo Contest.
Çmimi i madh i këtij viti iu akordua fotografit francez Tibor Litauszki për shkrepjen e tij ku duket një salamandër që ushqehet me vezë të sapolindura bretkosash. E ndriçuar nga një llampë LED dhe e fotografuar me një aparat të vendosur në një veshje mbrojtëse dhe e lidhur me një pajisje me të cilën mund ta shkrepte nga shtëpia, Tibor shprehet se fotografia tregon “ciklin dhe ndjeshmërinë e natyrës”.
Sipas Nature Conservancy, një organizatë mjedisore jo fitimprurëse, konkursi i këtij viti pa një rekord aplikimesh, rreth 189.00. fotografi nga 80.000 fotografë, por Litauszki fitoi me meritën e shkrepjes së një ngjarje natyrore unike dhe të anashkaluar.
Fotografitë e tjera portretizojnë bukurinë e jetës së egër si silueta e një zogu në agim apo lëkura e shndritshme e një gjarpri nën rrezet ultravjollcë.
Të tjera foto shfaqin rrezikun e botës natyrore, si në shkrepjen e Raphael Alves i cili fitoi në kategorinë e Klimës me ilustrimin e tij të lumenjve të fryrë në Anama, Brazil në Maj 2021.
Për herë të parë në historinë e tij konkursi i këtij viti u zhvillua në 12 kategori, 6 më shumë se edicionet e shkuara.