Falë studimeve të kryera nga Universiteti i Kalabrisë në Itali, AgroWeb.org ju njeh në këtë artikull me një teknikë të re për të ngurtësuar vajin e ullirit dhe për ta bërë atë të ngjashëm me gjalpin.
Ky zbulim u bë nga një ekip prej 10 inxhinierësh kimikë që arritën të krijonin një produkt nga të lëngshëm në një gjendje të fortë. Rezultati vjen pas një pune të gjatë të kryer nga studiues të cilët punojnë me idenë për të hartuar diçka të re dhe të dobishme.
Nga kërkimet e kryera, bazuar në shkallën e ngurtësimit, vaji i ullirit mund të marrë dy konsistenca shumë të ndryshme nga forma natyrale e lëngshme me të cilën jemi mësuar. Njëra është konsistenca e xhelit dhe tjetra ajo që është më e fortë dhe që ngjason me gjalpin. Vaji i krijuar në formën e xhelit mund të përdoret në sallata apo në ushqime të llojeve të ndryshme. Ndërsa vaji që merr formën e gjalpit mund ta përdorni për të lyer bukën.
Si zhvillohet kjo teknikë?
Teknika inovative e përdorur nga studiuesit, konsiston në kalimin e disa molekulave specifike nëpër kushte të veçanta të temperature dhe mjedisi. Molekulat shkrihen së bashku për të ndryshuar konsistencën normale për t’u shndërruar kështu në xhel ose gjalpë. Ju mund ta përgatisni edhe vetë në shtëpi sipas hapave të më poshtëm.
Përbërësit
100 ml vaj ulliri
50 ml qumësht soje natyrale (pa sheqer dhe kripë)
2 majë luge kripë
Disa pika lëng limoni
Përgatitja
Hidhni vajin e ullirit në një enë të ngrohur, shtoni qumështin e ftohtë, dhe më pas edhe lëngun e limonit dhe kripën. Përziejini gjithçka me një mikser dore. Përzierja do të ngurtësohet në sekonda, duke arritur një konsistencë të trashë dhe kremoze. AgroWeb.org këshillon t’a transferoni “gjalpin” në një enë hermetike dhe ta vendoseni në frigorifer.
Ai do të mund të rezistojnë për rreth 3-4 ditë. Me këto doza do të merrni rreth 100-120 g “gjalpë”. Nëse keni nevojë për më shumë, thjesht dyfishoni dozat, duke pasur parasysh se raporti midis vajit dhe qumështit është 2:1. Gjalpi me vaj ulliri është një ide e shkëlqyer e krijuar nga ekspertë të sektorit. Përgatitja e tij në shtëpi është e lehtë, e shpejtë dhe më origjinale. Provojeni dhe na tregoni për përvojën tuaj!