Ballina Arritje Teknologji GitLab zgjeron linjën e produkteve AI me Duo Chat

GitLab zgjeron linjën e produkteve AI me Duo Chat

Duo Chat aktualisht është në fazë beta. Gjatë një interviste për KubeCon, Shef i Produktit pranë GitLab, tha se ideja është që shumica e funksionaliteteve ekzistuese të Duo të zhvendosen në Chat.

Në fillim të vitit GitLab prezantoi Duo, një set funksionalitetesh AI të cilat kanë për qëllim të ndihmojnë zhvilluesit të jenë më produktivë duke gjeneruar përmbledhje të problemeve dhe përshkrime të problemeve dhe epikeve.

Ditën e sotme kompania shtoi Duo Chat në linjën e produkteve AI, një eksperiencë e ngjashme me ChatGPT që ju jep zhvilluesve mundësinë për të ndërvepruar me botin për të aksesuar funksionalitetet ekzistuese të Duo.

Duo Chat aktualisht është në fazë beta. Gjatë një interviste për KubeCon, Shef i Produktit pranë GitLab, tha se ideja është që shumica e funksionaliteteve ekzistuese të Duo të zhvendosen në Chat.

Gjithashtu ai theksoi se GitLab ka vendosur të përdorë asistentin Claude të Anthropic, një surprizë më vete pasi GitLab ka bashkëpunuar me Google për funksionalitetet AI.

Së fundi David DeSanto tha se kompania po bashkëpunon me Oracle për akses në karta grafike në cloud.

Exit mobile version