Ballina Lajmet Kosovë Gishta të amputuar e invaliditet/ 24 persona u lënduan nga mjetet piroteknike...

Gishta të amputuar e invaliditet/ 24 persona u lënduan nga mjetet piroteknike ende pa nisur mirë festa!

Festat e fundvitit, përvec që sjellin gëzime, ka edhe prej tyre që mbesin të lënduar për shkak të mjeteve piroteknike.

Sipas drejtorit të Emergjencës në Prishtinë, Naser Sylës, në festat e fundvitit, pra në muajin dhjetor u paraqitën 24 të lënduar nga mjetet piroteknike.

Shumica e tyre përfunduan me gishta të amputuar, shkruan Klan Kosova.

Syla tregoi se 13 raste kanë qenë që nga 22 dhjetori deri më 26 dhjetor, ku pësuan edhe fëmijët.

“13 raste kanë qenë nga e 22 dhjetori deri më 26 dhjetor. Shumica fëmijë, tha Syla.

Exit mobile version