Ballina Sport Futboll Giroud drejt MLS-së

Giroud drejt MLS-së

Sulmuesi i Francës, Olivier Giroud pritet që karrierën ta vazhdojë në SHBA, ka shkruar të enjten “Gazzetta dello Sport”. Bëhet e ditur se francezi tashmë ka marrë oferta prej disa skuadrave që garojnë në ligën MLS dhe për këtë arsye nuk ka pranuar ende ta rinovojë kontratën me Milanin.

Thuhet se Giroud po planifikon që në verën e këtij viti kur edhe i skadon kontrata me ekipin italian të transferohet në SHBA, pasi atij i është ofruar kontratë deri në fund të vitit 2025.

37-vjeçari ka 9 gola e 6 asistime këtë edicion për Milanin, ekip të cilit iu bashkua në vitin 2021. Krahas Milanit, Giroud karrierë ka bërë edhe te Chelsea, Arsenali, Montpellieri, Toursi, Grenoble e Istresi. Po ashtu, ka edhe 56 gola në 129 paraqitje për Francën.

Exit mobile version