Girona mposht Barcelonën

Për herë të parë në historinë e klubit, Girona ka arritur ta mposht Barcelonën.

Ndeshja dramatike përfundoi në një fitore të mysafirëve me rezultat 4:2, shkruan lajmi.net.

Mysafirët morën epërsinë në pjesën e parë, pavarësisht dominimit të Barcelonës.

Artem Dovbyk shënoi për 1:0, por goli i Robert Lewandowskit riktheu në lojë vendasit.

Girona megjithatë nuk u dorëzua dhe riktheu epërsinë.

Kësaj radhe heroi ishte ish-futbollisti i Real Madridit, Miguel Gutierrez.

Barcelona pati mbi 20 goditje në portë, por nuk arriti të kalojë Gironan.

Valery në minutën e 80-të arrit ta rrisë epërsinë në 3:1.

Ilkay Gundogan i dha shpresë blaugranëve, duke shënuar pakë para përfundimit të ndeshjes.

Por, ishte Stuani ai i cili i dha fund dilemës së fituesit në minutën e fundit të shtesë.

Pas xhiros së 16-të, Girona ka rimarrë kreun si e vetme me 41 pikë, dy më shumë se Real Madridi, ndërsa Barcelona është në të katërtin me 34 sosh, aq sa ka edhe Atletico Madridi në të tretin.