Ballina Lajmet Kosovë Gërvalla përfaqëson Kosovën në Seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së

Gërvalla përfaqëson Kosovën në Seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla, do ta përfaqësojë Kosovën në seancën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Sipas njoftimit të MPJD-së gjatë kësaj seance, Gërvalla do të shpalosë arritjet e Republikës së Kosovës në fusha të ndryshme, përfshirë procesin e demokratizimit, zhvillimin ekonomik, të drejtat e komuniteteve dhe situatën aktuale në komunat veriore të Republikës së Kosovës.

“Gjithashtu, ministrja Gërvalla do të flasë edhe për veprimet destabilizuese të Serbisë dhe sfidat që ato paraqesin për paqen dhe stabilitetin në rajon”, thuhet në njoftim.

Seanca e Këshillit të Sigurimit të OKB-së do të mbahet të mërkurën, më 30 tetor, duke filluar nga ora 16:00 sipas orës lokale të Kosovës.

Exit mobile version