Ballina Lajmet Kosovë Gërvalla apelon deputetët: Me çdo kusht duhet ta ndaloni aktin e tradhtisë

Gërvalla apelon deputetët: Me çdo kusht duhet ta ndaloni aktin e tradhtisë

Aktivistja e LDK-së në diasporë, Donika Gërvalla- Schwarz ka deklaruar se marrëveshja e demarkacionit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi, e cila pritet të votohet me 1 shtator në Kuvendin e Kosovës, është tërsisht e gabuar.

Në një prononcim për “Indeksonline”, ajo thotë se faktet e panumërta të ekspertëve e kanë bërë të qartë, edhe për ata që nuk kanë shkelur kurrë Rugovën, se kjo marrëveshje e lidhur nga Hashim Thaçi me Malin e Zi e cenon rëndë territorin dhe kushtetutën e Republikës së Kosovës.

Sipas Gërvallës, deputetët e Republikës së Kosovës me çdo kusht duhet ta pengojnë këtë akt të rëndë tradhtie. “Është detyrë e tyre të mbrojnë territorin dhe kushtetutën e Kosovës, ndërkohë që të dyja shkelen me këtë marrëveshje”, ka thënë në fund ai.

“Nuk ka më asnjë dilemë që marrëveshja,e cila pritet t’i paraqitet Kuvendit më 1 shtator do të jetë një marrëveshje e gabuar. Tanimë të gjithë e dimë se ku është kufiri me Malin e Zi, edhe qytetarët, edhe aktivistët politik, edhe deputetët, por edhe Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa, të cilit është për t’u habitur se sa janë të zellshëm t’ia falin tokat shqiptare Malit të Zi”, thotë ajo.

Exit mobile version