Gërmimet në Suhodoll të Mitrovicës- Dyshohet se mbetjet mortore i takojnë një viktime nga lista e të zhdukurve në Kosovë

Gërmimet e ditës së sotme në në lokacionin Suhodoll – Mitrovicë, kanë rezultuar me gjetjen dhe zhvarrosjen e mbetjeve mortore (eshtrave) të një viktime, që potencialisht mund të jetë në Listën e Personave të Zhdukur.

Njoftimi është bërë i ditur në faqen zyrtare të Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur.

Gërmimet janë realizuar në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, dhe Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Mbetjet mortore të zhvarrosura do të dërgohen për ekzaminimet e nevojshme mjekoligjore dhe identifikimin përmes analizës shkencore të ADN-së, bëhet e ditur në njoftim.