Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme i Republikës së Shqipërisë, Gent Cakaj sot do të jetë për një vizitë në Kosovë, ndërsa do të nënshkruhen tri marrëveshje.
Ai do të pritet nga Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla.
Pjesë e këtij takimi do të jenë edhe përfaqësuesit e shqiptarëve të Luginës së Preshevës, ndërkaq pas takimit zyrtarë, do të nënshkruhen tri marrëveshje nga pjesëmarrësit.