Ballina Kuriozitete Gënjeu se ishte e verbër, për 28 vjet

Gënjeu se ishte e verbër, për 28 vjet

Carmen Himenez, 57-vjeç, nga Spanja, 28 vjet më parë u tha të gjithëve se ishte e verbër pas një lëndimi që kishte pësuar.

Pothuajse tre dekada më vonë, miqtë e saj më të afërt besonin se ajo ishte e verbër, pasi Carmen ashtu sillej, transmeton Ksp.

Edhe pse thjesht pretendonte ashtu, Himenez shihte në mënyrë të përkryer.

Por, kur e kuptuan se po aktronte, ajo tha se urren të dalë në rrugë dhe të flasë me njerëz.

Bashkëshorti i saj u tha gazetarëve se nganjëherë dukej se e shihte televizorin, por fakti që ajo nuk ishte e verbër e shokoi.

Himenez tha se ajo kurrë nuk ishte një person social dhe se asaj i konvenonte që njerëzit të mendojnë se ishte e verbër, në mënyrë që të mos mund të fliste me ta dhe të mos përshëndeste personat që nuk i pëlqenin.

Carmen do të ketë probleme me ligjin, pasi ajo mori ndihmë financiare nga shteti si “person i verbër”.

/Ora News.tv/

 

Exit mobile version