Gemini zëvendëson Google Assistant në telefonët Pixel 9

Ju mund të përdorni Gemini si asistentin tuaj në telefonët e tjerë Android por vetëm nëse zgjidhni vetë. Së pari duhet të hapni Google Assistant dhe ti kërkoni të zëvendësohet me Gemini.

Linja e re e telefonëve Pixel 9 të Google do të jetë ndryshe nga modelet e tjera Android: asistenti zanor i këtyre pajisjeve do të jetë Gemini, chatboti AI i Google, dhe jo më Google Assistant.

“Gemini është një evolucion i Google Assistant,” tha një përfaqësues i kompanisë. Gemini do të bëjë çdo gjë që ka bërë Assistat në të kaluarën në mos më mirë.

Kështu mund ti kërkoni gjëra të thjeshta si ndezja e dritave apo luajtja e muzikës apo edhe ti bëhen pyetje më komplekse rreth motit.

Ju mund të përdorni Gemini si asistentin tuaj në telefonët e tjerë Android por vetëm nëse zgjidhni vetë. Së pari duhet të hapni Google Assistant dhe ti kërkoni të zëvendësohet me Gemini.

Google është treguar i kujdesshëm kur është pyetur për të ardhmen e Google Assistant. Aktualisht eksperienca e Gemini ofrohet vetëm si zgjedhje personale e përdoruesit dhe nuk po imponohet.