GeForce Now vendos limit kohor për përdoruesit me pagesë

Nvidia thotë se kufizimi i kohës së luajtjes do ta lejojë atë të ofrojë cilësi dhe shpejtësi të jashtëzakonshme, së bashku me kohë më të shkurtra në radhë.

Ditën e sotme Nvidia zbuloi planet për të vendosur një limit orësh të përdorimit të GeForce Now çdo muaj me kompaninë e cila planifikon të tarifojë për përdorimin shtesë.

Abonentët e planeve Performance dhe Ultimate do të përfitojnë 100 orë lojë në muaj duke filluar prej Janarit 2025. Deri në 15 orë të pa përdorura do të kalojnë në muajin tjetër.

Abonentët e planit Performance mund të blejnë 15 orë të tjera për 2.99 dollarë ndërsa ata të Ultimate për 5.99 dollarë.

Aktualisht abonentët e GeForce Now që kanë paguaj për një abonim deri në 31 Dhjetor 2024 do të kenë orë pa limit të luajtjes deri në Janar të 2026.

Nvidia thotë se kufizimi i kohës së luajtjes do ta lejojë atë të ofrojë cilësi dhe shpejtësi të jashtëzakonshme, së bashku me kohë më të shkurtra në radhë.

Kufiri mujor prej 100 orësh i kohës së lojës mbulon lehtë 94 përqind të abonentëve.