“Gazprom” ka mbyllur rubinetet për Bashkimin Evropian. Gjiganti rus ka njoftuar se nga e enjtja do të reduktojë kapacitetet e furnizimit për kontinentin e vjetër përmes gazsjellësit “Rrjedha e Veriut” në 67 milionë metra kub gaz në ditë.
Kompania shtetërore ruse e ka justifikuar vendimin me probleme teknike të konstatuara në një nga pikat e saj në rajonin e Leningradit.
Eksportet ruse të gazit drejt Europës kanë ardhur në rënie që nga vendosja e sanksioneve për shkak të pushtimit të Ukrainës.
“Gazprom” ka ndërprerë ndërkaq furnizimet për disa vende që kanë refuzuar të paguajnë në rubla. /euronews