Gazipasha, me pishinat e veta natyrore në plazh, me qytetin antik Antiochia Ad Cragum, me shpellën Yalandunya dhe limanet që ka konsiderohet një parajsë e fshehtë në Antalia të Turqisë, shkruan Anadolu Agency (AA).
Kjo parajsë e qetë, siç e quajnë, ndodhet 180 kilometra nga Antalia dhe është e njohur për kultivimin e bananeve, bujqësinë, historinë dhe pasuritë natyrore.
Në Gazipasha ka disa lloje të frutave tropikale, por aty mund të gjinden edhe të gjitha llojet e perimeve.
Bashkiaku Adil Çelik tha për AA se ky rajon, i pasur me bukuri natyrore dhe historike, është në pritje që turistët të zbulojnë magjinë e saj.
Vetëm 18 kilometra nga qendra e Gazipashës është qyteti antik Antiochia Ad Cragum ku gërmimet arkeologjike janë duke u zhvilluar.
Gjatë gërmimeve u gjetën mozaikë të ndryshëm dhe qeramikë me një vulë dy mijë vjet të vjetër.
Çelik shpjegoi se qyteti antik është i vendosur buzë bregut dhe ofron pamje drejt kështjellave. Ajo që më së shumti tërheq vëmendjen është shpella në det.